Italia e Mancini fluturon. Nëntë fitore radhazi për më të tepër pa pësuar asnjë gol, janë shifra që me të drejtë bëjnë tifozët të ëndërrojnë. 28 ndeshje pa pësuar humbje është një tjetër e dhënë që flet qartë për forcën e këtij ekipi, më në fund është rikthyer italian e dikurshme, të thyesh ekipin e Mancini është kthyer në një mision të vështirë. Kësaj tabloje perfekte në shifra i shtohet dhe një lojë e bukur, e mirë organizuar dhe efikase, të shënosh tre gola në start nuk kishte ndodhur kurrë, e të mendosh çfarë lojtarësh kanë pasur “azzurrët” ndër vite.