BallinaAktualitetVIDEO/'I vetmi kurs...largimi nga Shqipëria': Protesta e maturantëve merr vëmendjen e VOA,...

VIDEO/’I vetmi kurs…largimi nga Shqipëria’: Protesta e maturantëve merr vëmendjen e VOA, transmetim live

Maturantët që po protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit, për tezat e ndërlikuara të provimeve, me përkthime të pakuptueshme, janë ulur këmbëkryq duke pritur një reagim nga ministrja Evis Kushi. Të tjera si ata janë ulur në sheshet përpara drejtorive arsimore në qytetet e tyre duke pritur një përgjigje.

Provimin e matematikës që e kanë dhënë dje, ata e kanë cilësuar si shumë të vështirë dhe kërkojnë që tërishihet mënyra se si do të vlerësohen nga Ministria e Arsimit.

Në parullat e tyre, nuk mungon ironia tek shihet, përsëritja, mbartja e problemit edhe nga vite të mëparshme, kur figura qesharake dhe problema pa sens, zinin vend në pyetjet që iu ishin bërë.

Në pankartat që tundnin në duar jepen mesazhe të qarta për Qeverinë:

“A e zuri Sindin diabeti, nga çokollatat? Na la Sindi pa shkollë. Vjet Turi…sivjet Sindi”.

“I vetmi kurs në të cilin po na drejtoni është largimi nga Shqipëria”.

“I am more than just a test score”

Protesta e maturantëve për të drejtat e tyre ka marrë vëmendjen e mediave të huaja. Zëri i Amrikës e transmetoi direkt revoltën dhe indinjatën e të rinjve.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular