BallinaAktualitetShqetësim për variantin Delta në Britani: Mutacioni përbën 91% të rasteve

Shqetësim për variantin Delta në Britani: Mutacioni përbën 91% të rasteve

spot_img
spot_img

Një tjetër shqetësim vjen nga Britania sa i takon varianteve të COVID-19. Më shumë se 90 për qind e rasteve me koronavirus në Britaninë e Madhe janë të variantit, Delta, i identifikuar fillimisht në Indi. Kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, në fjalën e tij para një komisioni parlamentar.

“Të dhënat, të cilat i shqyrtova një ditë më parë, tregojnë se varianti Delta përbën tani 91 për qind të rasteve të reja në Britaninë e Madhe”, tha ai. Ndërsa ka vaksinuar plotësisht, gati 30 milionë banorë, Britania e Madhe po përjeton rritje të rasteve me koronavirus. Mbi 7500 raste të reja u shënuan të mërkurën, rritja më e madhe ditore që prej 26 shkurtit. Kjo tregon se varianti Delta po përhapet me shpejtësi rreth vendit. 6 persona të tjerë humbën jetën nga koronavirusi, në 24 orët e fundit.

Situata me pandeminë po rrezikon atë që ishte cilësuar si rihapja e madhe e vendit, më 21 qershor kur do të hiqeshin gati të gjitha kufizimet. Edhe kancelarja Merkel, e cilësoi si shqetësues variantin indian. “Nuk duhet të harrojmë se koronavirusi nuk është zhdukur. Jemi të shqetësuar nga i ashtuquajturi varianti Delta, i cili po përhapet shpejt në Britani. Duhet të përshpejtojmë vaksinimin, për të rritur mbrojtjen nga varianti”.

Më herët, kreu i OBSH-së në Europë, Hans Kluge paralajmëroi se kontinenti ishte ende larg imunizimit, ndërsa rreziku për përhapjen e variantit Delta, ishte real.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular