BallinaKryesoreOrjola Pampuri: 13 qershori të na shërbejë për të qenë të bashkuar...

Orjola Pampuri: 13 qershori të na shërbejë për të qenë të bashkuar ndaj masakrës së 25 Prillit

Nga Orjola Pampuri

Diten e diele me 13 Qershor 2021, Partia Demokratike zhvillon zgjedhjet per kryetarin e kesaj partie, ne kater viteve te ardhshme.
Ftoj te gjithe anetaresine e Partise Demokratike, te marre pjese masivisht, per te vijuar betejen deri ne largimin e ketij regjimi. Besimi qendron tek njerezit e betejeve, tek ata qe fjalet, show-n, dhe propaganden e zevendesojne me pune ne terren, ne takim me qytetaret, dhe mbi te gjitha tek modeli qe percojne.
Me 25 Prill pritshmerite e cdo demokrati, e cdo qytetari te zhgenjyer prej qeverisjes se deshtuar te 8 viteve te Edi Rames, ishin te medha, per nje fitore te padiskutueshme te se djathtes, te alternatives me te mire per qytetaret, ne mbeshtetje te nje programi te detajuar per cdo sektor, i cili do te bente te mundur qe ne kete vend te rikthehej shpresa, mundesia per punesim, shkollim e per te jetuar me dinjitet, si cdo qytetar europian, por kjo nuk ndodhi fale masakres se kurdisur nga rilindja e cila vuri ne dispozicion cdo mjet, per tjetersimin e votes, nga shperdorimi i parave te taksapaguesve e deri tek fondet e termetit, nga legalizimet e deri tek lejet e ndertimit. U vu ne dispozicion cdo perfaqesues qendror e lokal qe keto zgjedhje te perfundonin ne nje masaker zgjedhore. Shqiptaret sot e kuptojne qe opozita te vetmin mjet qe kishte ishte fryma e besimit qe kryetari Lulzim Basha, vendosi me te gjitha levizjet e tij ne keto vite te te berit opozite, nga denoncimi me fakte i cdo akti korruptiv te qeverise, nga denoncimi me emra te anetareve te bandave te krimit te lidhur me qeverine, e deri tek denoncimi i ministrave e deputeteve te perfshire ne trafik droge, e per ta finalizuar me protestat madheshtore. E nga ana tjeter linja e duhur dhe raporti i shkelqyer qe ndertoi e mbajti me nderkombetaret dhe SHBA. Sot mund te themi qe ne kete vend eshte instaluar nje regjim, ai i autokracise dhe regjimet qe te c’instalohen,duan kohe, durim dhe mbi te gjitha bashkim. Ndaj 13 Qershori duhet te sherbeje si nje tregues i rendesishem per te qene me te bashkuar, beteja vazhdon, dhe ne fund, gara ka nje fitues, pas saj te gjithe duhet te behen bashke per nje qellim te vetem; c’instalimin e ketij regjimi dhe rikthimin e shpreses dhe mundesise se shqiptareve per te jetuar ne vendin e tyre. Shqiptaret na votuan e mbeshteten masivisht me 25 Prill, pa shkas se nje pjese u shantazhuan e u blene nga rilindja, ndaj dhe ne kemi nje detyrim ndaj tyre; te jemi te bashkuar te gjithe kunder nje kundershtari te vetem, kunder Edi Rames, regjisorit te masakres se 25 Prillit.
#MisioniVijon pas 13 Qershorit
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular