BallinaAktualitetThyen rekordin, kjo grua sjell në jetë dhjetënjakë

Thyen rekordin, kjo grua sjell në jetë dhjetënjakë

spot_img
spot_img

Një grua 37-vjeçare nga Afrika Jugore ka sjellë në jetë dhjetënjakë, duke vendosur kështu një rekord të ri botëror.

Gosiame Thamara Sithole ka lindur dhjetë fëmijë, të cilët gëzojnë shëndet të plotë, por i ka habitur të gjithë me rastin e saj. Gjatë muajve të shtatzënisë, çuditërisht mjekët kishin dalluar vetëm 8 foshnja, shkruan “BBC”.

Lajmi u përhap me shpejtësi nga mediat lokale të provincës afrikano-jugore të Gauteng.

Gosiame ka thyer kështu rekordin e vendosur nga Halima Cisse nga Mali, e cila lindi nëntë fëmijë në një spital në Marok në muajin maj.

Shtatzënia e 37-vjeçares ka qenë natyrale dhe nëna e re nuk i është nënshtruar asnjë trajtimi për fertilitetin. Fëmijët, shtatë djem dhe tri vajza, kanë lindur në javën e 29-të të shtatzënisë, me lindje cezariane. Ndërkohë 37-vjeçarja është nënë edhe e dy binjakëve 6-vjeçarë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular