Të tjera detaje kanë dalë nga hetimet intensive që po kryhen nga autoritetet malazeze për zbardhjen e ngjarjës së rënë, ku ish-shefi i anti-drogës, Rudolf Elezoviçit u vra me një plumb në kokë.
Mediat vendase bëjne me dije se Elezoviç e kishte lënë në shtëpi pistoletën e shërbimit përpara se të dilte, ku hetuesit dyshojnë se shkoi në një takim me një person të panjohur, i cili mendohet se e ka nxjerrë në pritë. Më pas, mendohet se ai telefonoi familjen duke i njoftuar se po shkonte në Shkodër dhe se do të kthehej shpejt.
Pak ditë më parë në mediat malazeze u aludua se shefi i anti-drogës në Ulqin mund të ishte i përfshirë në trafikun e drogës, por kolegët e tij tashmë e kanë rrëzuar këtë pretendim para hetuesëve, duke thënë se ishte një njeri tepër i ndershëm dhe guximtar..
Rudolf Elezoviçit u zhduk në datë 27 maj dhe 2 ditë më parë u gjet i pajetë buzë lumit Buna me një plumb në kokë.