BallinaAktualitetVIDEO/Basha feston sot ditëlindjen, të rinjtë e FRPD e surprizojnë, kreu i...

VIDEO/Basha feston sot ditëlindjen, të rinjtë e FRPD e surprizojnë, kreu i PD i pret ‘kokën’ mbretit të zi

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha feston sot ditëlindjen e 47-të, një ditë para zgjedhjeve për drejtues në selinë blu. Ndonëse jo kohë për festime, Basha është surprizuar nga të rinjtë e FRPD, të cilët i kanë sjellë një tortë jashtë selisë së PD, për ta uruar dhe i kanë kënduar gjithë këngën e ditëlindjes.

foto galeri

foto galeri

Të rinjtë kanë zgjedhur një tortë të veçantë, me fushën e shahut, ku shkruhej “Edhe 100 kryetar” që nuk ka kaluar pa u vënë re nga Basha, i cili është i apasionuar pas shahut. Kreu i PD shihet teksa pret një copë, që qëllon të jetë koka e mbretit të shah.

“Me lojë shahu e paskemi, shumë e bukur….Duke ia pre kokën mbretit të zi”, thotë me batutë Basha, duke falënderuar të rinjtë për surprizën.

© SYRI.net

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular