BallinaAktualitetAlternime kthjellimesh dhe vranësira, ja si pritet të jetë moti përgjatë fundjavës

Alternime kthjellimesh dhe vranësira, ja si pritet të jetë moti përgjatë fundjavës

Dita e shtunë  pritet të ketë mot me kthjellime dhe vranësira të cilat në zonën  jugore do të jenë deri të dendura.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në jug të vendit e gradualisht në mesditë do të shtrihen edhe në pjesën qendrore. Në orët e mbrëmjes pritet ndërprerje e reshjeve të shiut.

Ditën e diel  moti pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës.  Përgjatë relieveve malore të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpjetësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular