BallinaPolitikePD, model demokracie përballë regjimit që zhduku votën në PS dhe tani...

PD, model demokracie përballë regjimit që zhduku votën në PS dhe tani në të gjithë Shqipërinë

Zgjedhjet në PD rikonfirmuan atë që sot shoqëria më shumë nevojë se gjithçka tjetër. PD është sot i vetmi model demokracie ku e gjithë shoqëria ka drejtuar vëmendjen. Ndërsa përballë është një regjim dhe një forcë politike që nuk bën zgjedhje prej 10 vitesh, në anën tjetër demokratët zgjedhin me votë të lirë përmes procesit një anëtar një votë Kryetarin që ata duan ti drejtojë në sfidat përballë regjimit.

Ajo që po ndodh është një dritë shprese për të gjithë shoqërinë. Kjo për shkakun e vetëm se sot mund të besojnë se demokracia ka mëkëmbësen e vet në këtë vend. Demokracia do të ringrihet nga PD. Regjimi dhe Rama më parë zhdukën votën brenda partisë së tyre ndërsa prej të paktën 8 vitesh ky regjim e ka zhdukur votën edhe në të gjithë shoqërinë, pra modelin autokratik dhe diktatorial në partinë e tyre po e shtrijnë në të gjithë vendin.

Zgjedhjet në PD edhe nëse nuk janë përfekte treguan se demokracia e brendshme funksionon dhe se ajo është përcaktuese në të gjitha zhvillimet politike brenda forcës më të madhe të opozitës.

“RD”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular