BallinaKronikeU gjet në një shtëpi të braktisur trupi i një 29-vjeçari, policia:...

U gjet në një shtëpi të braktisur trupi i një 29-vjeçari, policia: Dyshohet se ka humbur jetën disa ditë më pare

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Sipas informacionit paraprak të policisë, personi i identifikuar me inicialet A.D 29 vjeç është gjetur në një banesë dykatëshe të pabanuar.

Dyshimet e policisë janë se i riu ka humbur jetën disa ditë më parë si pasojë e përdorimit të tepërt të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë

Më datë 13.06.2021,  rreth orës 20:20, në një banesë dykatëshe të pabanuar  në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, është gjetur pa shenja jete  shtetasi A. D. 29 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë si pasojë  e perdorimit të tepërt të lëndëve narkotike.

Vijon puna për sqarimin e  plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular