BallinaKronikeBefasuese/Ja qarku me kriminalitetin më të lartë për 2020 dhe ai më...

Befasuese/Ja qarku me kriminalitetin më të lartë për 2020 dhe ai më paqësor në Shqipëri

spot_img
spot_img

Vjedhja e pronës është një prej krimeve që dominon në Shqipëri. Gjatë vitit 2020, prokuroria ka trajtuar mbi 58 mijë materiale kallëzimi, teksa vjedhja e pasurisë ka numrin më të lartë të veprave penale.

Shifrat u bënë publike nga kryeprokurori Olsian Çela gjatë raportimit në kuvend për nivelin e kriminalitetit për vitin 2020.

“Sa i përket raportit të grupveprave sipas strukturës së Kodit Penal me numrin total të procedimeve, ndër grup veprat penale me numrin më të lartë të procedimeve të regjistruara nga ana e prokurorisë, evidentohet se vjedhja e pasurisë përbën numrin më të lartë të procedimeve penale të regjistruara, me 31,24 % të numrit të përgjithshëm të procedimeve penale të regjistruara në prokurori për vitin 2020, por me ulje 9,96 % krahasuar me vitin 2019.”

Qarku me kriminalitetin më të lartë

Përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë edhe në vitin 2020 e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Gjirokastër. Sa i përket tendencës, vërehet se rritjen më të lartë për vitin 2020 e ka qarku Gjirokastër me 14,03 %, ndërsa qarqet Kukës e Dibër kanë koeficient të kriminalitetit nën mesataren kombëtare, por që rezulton me rritje në vitin 2020 krahasuar me një vit më parë.

Sa i përket raportit të ndarjes së veprave penale (krimeve dhe kundërvajtjeve), bazuar në statistikat e vitit 2020, rezulton se 78,24 % e procedimeve penale i përkasin krimeve dhe 21,76 % i përkasin kundërvajtjeve penale. Krahasuar me vitin 2019, 4,76 % e këtij raporti ka ulje në procedimet për krime dhe rritje në procedimet për kundravajtje penale./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular