BallinaKronikeJetonte me qira në Tiranë, çfarë i ndodhi 31-vjeçarit nga Memaliaj kur...

Jetonte me qira në Tiranë, çfarë i ndodhi 31-vjeçarit nga Memaliaj kur u përball me policinë. Zbulohet se merrej me…

Policia e Tiranës ka sekuestruar doza me kanabis, municion luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme, ndërkohë që ka arrestuar poseduesin e tyre.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, arrestuan në flagrancë shtetasin L. Sh., 31 vjeç, banues në Memaliaj.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën që ai kishte marrë me qira, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike kanabis, një sasi municioni luftarak, një shumë parash, si dhe sende të tjera të kundërligjshme”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular