BallinaKronikeI këputi këmbën të resë, jepet vendimi për 19 vjeçarin...

I këputi këmbën të resë, jepet vendimi për 19 vjeçarin…

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest në burg” për 19-vjeçarin, Jehon Breçani, i cili aksidentoi pak ditë më parë një vajzë të re.

Djali i ish-drejtuesit të njohur të policisë, Erzen Breçanit është autori i aksidentit të ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko” në zonën e Kinostudios në Tiranë, ku i këputi këmbën 24-vjeçares, Xh. Gega e cila ishte duke ecur në trotuar

19-vjeçari e përplasi vajzën teksa udhëtonte me shpejtësi me “Benz”-in e tij luksoz me targa AA 888 XX.

Sipas burimeve, masa e sigurisë Breçanit i është komunikuar në spital, për shkak të problemeve shëndetësore, që ai ka pasur nga përplasja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular