BallinaKryesoreZyrtare! Lulzim Basha rizgjidhet kryetar i PD-së, ja si u ndanë votat...

Zyrtare! Lulzim Basha rizgjidhet kryetar i PD-së, ja si u ndanë votat mes 4 kandidatëve

Lulzim Basha është shpallur zyrtarisht fitues në garën për kryetarin e PD, duke fituar mandatin e tretë. Lideri aktual i PD do të jetë në krye të partisë më të madhe opozitare edhe për 4 vitet e ardhshme.

“Komisioni Zgjedhor i PD ka përmbyllur procesverbalin e rezultatit përfundimtar zyrtar. Kemi administruar 76 kuti. Janë regjistruar të dhënat e dokumentuara në procesverbale. Rezulton që në të gjitha rastet komisionerët kanë firmosur dhe përfaqësuesit e kandidatëve në garë.

Bazuar në të dhënat zyrtare, nga 75 mijë anëtarë kanë votuar 41 mijë e 97 anëtarë. 413 vota të pavlefshme.”, tha kreu i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana.

Rezultati

Fatbardh Kadilli: 781 vota

Edit Harxhi: 983 vota

Agron Shehaj: 6038 vota

Lulzim Basha: 32882 vota

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular