BallinaKryesoreAgron Shehaj njeh fitoren e Bashës: Rezultati është i qartë, por...

Agron Shehaj njeh fitoren e Bashës: Rezultati është i qartë, por…

Agron Shehaj e njohu fitoren e Lulzim Bashës në zgjedhjet e së dielës për kryetar të Partisë Demokratike.

“Rezultati është i qartë, Basha vazhdon të jetë kryetari i PD”, tha ai në një intervistë për Opinion.

Megjithatë, Shehaj ka pakënaqësi në lidhje me procesin dhe vë në mëdyshje shifrën zyrtare të anëtarësisë që e ka mbështetur në këto zgjedhje.

“Sigurisht 15% nuk reflekton mbështetjen që unë kam në anëtarësinë e PD-së. Ka patur parregullsi, sidomos ato që kanë ndodhur gjatë ditës së votimit kanë qenë të lidhura me faktin që me dhjetëra- mijëra demokratë nuk kanë mundur të votojnë dhe vëzhguesit e mi nuk kanë pasur mundësi të verifikojnë se kush ka votuar”, vijoi ai.

Agron Shehaj doli i dyti në garën për kryetar të PD-së me rreth 6 mijë vota, ndërsa Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli nuk kapën as nga një mijë vota secili.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular