BallinaAktualitetOperacion i RENEA, Gazetarja Anila Hoxha: Lajm i orientuar dhe për Show

Operacion i RENEA, Gazetarja Anila Hoxha: Lajm i orientuar dhe për Show

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha e cilëson show dhe lajm të rremë informacionin e shpërndarë nga Policia e Shtetit në lidhje për një aksion të nisur bashkë me forcat speciale RENEA në Shkodër dhe Fier.

Hoxha thotë se bëhet fjalë për një lajm të orientuar për të dhënë idenë se policia po kryen aksione të rrepta në Shkodër, Lezhë, Fier e në të gjithë Shqipërinë.

Postimi i gazetares:

Shiko fotografitë e orientuara dhe dije se ky vend do bëhet kur të jemi shërbëtorë të të vërtetës

“Vijojnë kontrollet e befasishme nga RENEA dhe nga Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjthshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me strukturat e DVP-ve në vend.

Kontrollet e befasishme për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo me lëndë narkotike, si dhe për kapjen e disa personave që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura me parë në vend.

Aktualisht po ushtrohen kontrolle në Shkodër e në Fier, në ambiente, lokale dhe banesa ku dyshohet se mund të qëndrojnë në persona në kërkim, apo që posedojnë armë zjarri e lëndë narkotike.

Në drejtim të forcave policore janë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe drejtues të strukturave vendore përkatëse.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular