BallinaKryesoreShtetëzimi i shtëpive në vitin 1950 në Berat. Ja emrat e 28...

Shtetëzimi i shtëpive në vitin 1950 në Berat. Ja emrat e 28 qytetarëve…

Deri në vitin 1950 regjimi komunist kishte bërë konfiskime pronash të “armiqve të popullit”, shtetëzime të ekonomive e sipërmarrjeve të mesme e të mëdha, si dhe shtetëzime të një kategorie ish funksionarësh të cilët nuk i kish ngecur dot t’i akuzonte si “kolaboracionistë”. Këtu hynte edhe prona e trajtuar si e shtetëzuar me reformën agrare. Mirëpo, pavarësisht këtyre, ngeleshin plot shtëpi, dyqane dhe depo që posedoheshin nga provati. Për këtë arsye doli dekretligji nr.801, datë 22.3.1950 “Mbi shtetëzimin e disa ndërtesave private”.

Sipas nenit 1 “Për nevojat e shtetit, të ndërmarrjeve shtetërore dhe të organizatave politike e shoqërore, shtezëtohen pa shpërmblim ndërtesat me anekset e tyre të personave fizikë ose juridikë që shënohen në listën anekse që bën pjesë integrale të këtij dekretligji”. Shtëpinë kalonin në pronësi të shtetit pa ndonjë barrë hipotekore. Sipas nenit 3 kur pronari mbetej pa shtëpi, mund t’i jepej një shtëpi tjetër ose mund t’i caktohet një shpërblim.

Berati

1-Rexhep Pasho e Sali Dyrmo, 1 shtëpi, 9 dyqane

2-Vëllezër Dardha, 9 dyqane

3-Llukan Gjika, 1 shtëpi

4-Tokli vëllezër Bishka

5-Vëllezër Nushi

6-Nikollaq Kedhi, 1 shtëpi, 1 dyqan

7-Vëllezër Pinguli, 1 dyqan

8-Semedin Hazis dhe Myftar Vrioni, 20 dyqane

9-Seit e Xhemali Vrioni, 1 dyqan

10-Mihal Pushi, 1 shtëpi

11-Kostanin Fano Lefta, 1 shtëpi

12-Ismail Vrioni, 1 shtëpi

13-Selman Pobrati, 1 shtëpi

14-Yzedin Vrioni, 2 shtëpi

15-Iljaz Vrioni, 1 shtëpi

16-Sami Vrioni, 1 shtëpi

17-Edip Pashaj, 1 shtëpi

18-Elami Nepravishta, 2 dyqane

19-Veis Sevrani, 1 shtëpi

20-Jani Sinjari, 1 shtëpi

21-Ali Kuçi, 1 shtëpi

22-Ymer Shehu, 1 shtëpi

23-Ali Frakulla, 1 shtëpi

24-Tefik Ruzi e djemtë, 1 shtëpi

25-Taku Salepi e vëllezër, 1

26-Zake Kahremani, 2 shtëpi, 8 dyqane

27-Halil Halitaj, 1 shtëpi

28-Moni Naska, 2 shtëpi

(vijon)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular