BallinaSport‘Dreqi ta hajë jam vetëm 29 vjeç!’/ SHOKOI botën me arrestin kardiak,...

‘Dreqi ta hajë jam vetëm 29 vjeç!’/ SHOKOI botën me arrestin kardiak, Eriksen do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në zemër. Nuk do luajë më futboll

Christian Eriksen do ti nënshtrohet një operacioni në zemër! Këtë e bëri të ditur, mjeku i ekipit kombëtar të Danimarkës Morten Boesen, i cili ka qenë në kontakt me specialistin e zemrës në spitalin Rigshospitalet, aty ku ndodhet i shtruar futbollisti Eriksen.

“Je rikthyer me ne”? E ka pyetur mjeku futbollistin dhe Eriksen i është përgjigjur: “Po jam rikthyer me ju, – e më pas numri dhjetë i Danimarkës, ka thënë: Dreqi ta hajë jam vetëm 29 vjeç!.

Mjeku shpjegon se më pas menjëherë e kuptoi se futbollisti nuk kishte dëmtime në tru, por në pjesë të tjera të trupit.

“Pasi Christian i është nënshtruar disa ekzaminimeve të zemrës, u vendos që ai të ketë një ICD(defibrilator i implantuar). Ky mjet është i nevojshëm pas një sulmi në zemër për shkak të anomalive të ritmit të zemrës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Christian ka pranuar këtë zgjidhje dhe plani u miratua nga specialistët kombëtarë dhe ndërkombëtarë, të cilët rekomandojnë të njëjtin trajtim. Ne inkurajojmë të gjithë t’i japin Christian dhe familjes së tij paqen dhe privatësinë e tyre në ditët në vijim”.

Federata daneze sqaron se është e nevojshme një ndërhyrje e tillë, në zemër, pas arrestit kardiak të shkaktuar nga një aritmi. Eriksen e ka pranuar këtë zgjidhje të sugjeruar nga specialistët por në Itali nuk mund të luajë më dhe shanset janë që dhe në të ardhmen mos të luajë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular