Nga Flamur Vezaj
Gjykata e Posaçme apo thene ndryshe togat e zeza prane SPAK-ut dhane dje dy vendime denimi per dy ish-zyrtare te larte ne vend! U deklaruan fajtor dhe u denuan ish-kryetari i Bashkise Has Adem Lala nga sigla e PS-se dhe ish-kryetarja e Bashkise Gjirokaster Zamira Rami nen siglen e LSI-se por ne koalicion me PS-n! Qe te dy kishin shperdoruar detyren me VETEDIJE duke i sjell dem shtetit dhe individeve! E ne perfundim te hetimit Gjykata i gjeti fajtor duke i denuar fillimishte me nga 12 muaj burg (minimumin e ligjit) dhe me pas ia lehtesoje pozitat duke ia pezulluar burgun per ti lene ne sherbimin e proves dhe te kryejne pune publike! #Une mendoje se te dy keto vendimet jane qesharake pasi eshte dhene minimumi i mundshem duke i favorizuar te dy ish-kryetaret! Pasi pervecse duhej dhene nje vendim me i ashper atyre nuk duhej t’ia pezullonin denimin me burg sepse kane abuzuar me detyren! Pra te dy keta, kane bere shkelje me VETEDIJE, duke treguar mosperfillje perballe ligjit! Tipikun e atyre abuzuesve me pushtetin qe kane 30 vite qe e trajtojne zyren si prone private dhe mund te bejne cfare te duan! Jo vetem kaq, por ata duhet te denoheshin me burg e te qendronin disa vite ne qeli per ti dhene edhe nje MESAZH atyre dhe te tjereve qe kane abuzuar e vazhdojne te shkelin ligjin! Qe nese abuzon me detyren dhe shkel ligjin duhet te rrish ne burg e jo ne shtepi e neper kafet e lagjeve apo edhe duke bere fushate per partine qe te vendosi ne drejtim te atyre Bashkive! Vec ketyre, ky vendim, fatkeqesisht mua me perforcon dyshimet se edhe me reformen e re ne drejtesi ish/ dhe zyrtaret e larte te administrates nuk po ndeshkohen por vazhdojne te favorizohen ne emer te procedures dhe ligjit! Sa per dijeni, ligji thote qe nese gjendesh fajtor per akuzen e “shperdorimit te detyres” denohesh me burg deri ne 7 vite, dmth maksimumi i kesaj vepre eshte 7 vite burg! Ndersa Gjykata e re per dy ish-zyrtaret dha nje denim qesharke me 12 muaj burg e me pas ia pezulloi ate duke i favorizuar! #TaGezoniDrejtesinERe#