Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka vendosur largimin nga puna e të gjithë mjekëve specializantë të punësuar në sektorin publik të shëndetësisë gjatë periudhës së pandemisë.
Vendimi i siguruar nga Panorama.al, mban datën 17 qershor 2021 ku përcaktohet qartazi se duhet të ndërpritet kontrata e punësimit me mjekët specializantë.
Gjithashtu Drejtoria Qendrore e OSHKSH-së duhet të bëjë gati listën e vendeve vakante pas largimit të mjekëve specializantë. Largimi i tyre nga sistemi publik i shëndetësisë ka ardhur pas kërkesës së bërë nga Ministria e Shëndetësisë.
Mjekët specializantë të cilët ndjekin aktualisht studimet në Fakultetin e Mjekësisë, u rekrutuan nga shërbimi publik për të shërbyer për të gjithë pacientët gjatë periudhës së pandemisë.