BallinaAktualitetPas një viti “luftë” kundër COVID-19, 1000 mjekë largohen nga shërbimi publik

Pas një viti “luftë” kundër COVID-19, 1000 mjekë largohen nga shërbimi publik

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka vendosur largimin nga puna e të gjithë mjekëve specializantë të punësuar në sektorin publik të shëndetësisë gjatë periudhës së pandemisë.

Vendimi i siguruar nga Panorama.al, mban datën 17 qershor 2021 ku përcaktohet qartazi se duhet të ndërpritet kontrata e punësimit me mjekët specializantë.

Gjithashtu Drejtoria Qendrore e OSHKSH-së duhet të bëjë gati listën e vendeve vakante pas largimit të mjekëve specializantë. Largimi i tyre nga sistemi publik i shëndetësisë ka ardhur pas kërkesës së bërë nga Ministria e Shëndetësisë.

Mjekët specializantë të cilët ndjekin aktualisht studimet në Fakultetin e Mjekësisë, u rekrutuan nga shërbimi publik për të shërbyer për të gjithë pacientët gjatë periudhës së pandemisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular