Nëntë fëmijë dhe një i rritur humbën jetën në një aksident tragjik të ndodhur në shtetin e Alabamas në SHBA.
Në këtë aksident u përfshinë 18 automjete për shkak të motit të keq dhe shirave të rrëmbyeshëm.
Sipas BBC, fëmijët që humbën jetën janë nga 9 muajsh deri në 17 vjecc. Tetë prej tyre ishin në një autobus të një jetimoreje.
Në këtë aksident kanë mbetur të plagosur dhe 5 persona por jashtë rrezikut për jetën.
Zona është përfshirë nga një stuhi tropikale, që ka shkatërruar dhjetëra shtëpi.