BallinaKronikeAksident mes 18 makinash/ Humbin jetën 9 fëmijë dhe një i rritur,...

Aksident mes 18 makinash/ Humbin jetën 9 fëmijë dhe një i rritur, shkak lagështia në rrugë

Nëntë fëmijë dhe një i rritur humbën jetën në një aksident tragjik të ndodhur në shtetin e Alabamas në SHBA.

Në këtë aksident u përfshinë 18 automjete për shkak të motit të keq dhe shirave të rrëmbyeshëm.

Sipas BBC, fëmijët që humbën jetën janë nga 9 muajsh deri në 17 vjecc. Tetë prej tyre ishin në një autobus të një jetimoreje.

Në këtë aksident kanë mbetur të plagosur dhe 5 persona por jashtë rrezikut për jetën.

Zona është përfshirë nga një stuhi tropikale, që ka shkatërruar dhjetëra shtëpi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular