Një sherr mes dy vëllezërve ka ndodhur në një lokal në Pustec, e për pasojë një 59-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 14:40 minuta në fshatin Liqenas, Korçë.
Sipas policisë autori i plagosjes me thikë është Koçi Mitre, 61 vjeç.
Njoftimi i Policisë së Korçës:
Plagosi me mjet të mprehtë vëllain e tij, kapet dhe ndalohet nga Policia autori i dyshuar i ngjarjes.
Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Liqenas, Pustec, rreth orës 14:40, në ambientet e një lokali shtetasi K. M., rreth 61 vjeç, për motive të dobëta, kishte dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) vëllain e tij, shtetasin P. M., rreth 59 vjeç, menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të cilat falë reagimit në kohë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes.
59-vjeçari P. M., aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi K. M., ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.