BallinaKronikePlagosja në Pustec, vëllezërit po pinin alkool, u përleshën pasi ...

Plagosja në Pustec, vëllezërit po pinin alkool, u përleshën pasi …

Zbardhen detaje të reja në lidhje me plagosjen e ndodhur në një lokal në Pustec, Korçë.

Gazetarja e SYRI TV, raporton se ngjarja ka ndodhur pasi të dy vëllezërit, Koçi Mitre i arrestuar dhe vëllai tjetër i plagosur, kishin konsumuar alkool në një lokal të fshatit. Ata nuk kanë qenë bashkë, por në tavolina të ndara.

Vëllezërit Mitre kanë qenë duke pirë alkol në një lokal në tavolina të ndara nga njëri tjetri. Aty kanë debatuar, deri sa njëri nga vëllezërit, pra Koçi Mitre ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar të vellain duke e lënë të plagosur rendë.

Burime nga spitali bëjnë me dije se i plagosuri momentalisht ndodhet në gjendje të stabilizuar, por po mbahet në kontroll në reanimacion. Sipas informacioneve ai është goditur në kraharor dhe në shpatull dhe ka pësuar hemorragji të brendshme.

Ky i fundit është dërguar me urgjencë për në spital, ndërsa vëllai i tij, Koçi Mitre, është arrestuar nga policia dhe aktualisht ndodhet në ambientet e komisariatit të Korçës.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular