Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë më deputet i Qarkut të Vlorës. Kryesocialisti ka zgjedhur që në Kuvendin e ri të përfaqësojë qytetarët e Durrësit.
Rama ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për këtë vendim të tij, duke i hapur vendin në Vlorë kandidates Teuta Rama.
Prej vitit 2013-të, Edi Rama përfaqësoi në parlament qytetarët e Vlorës.
Më herët, Monika Kryemadhi zgjodhi mandatin e Fierit, duke ja lënë vendin bosh Petrit Vasilit në Tiranë.
Me këto dy vendime të tyre, plotësohet lista e plotë e deputetëve të Parlamentit të ri.