BallinaSportHolanda nuk fal Maqedoninë dhe kualikohet me pikët e plota, Austria mposht...

Holanda nuk fal Maqedoninë dhe kualikohet me pikët e plota, Austria mposht Ukrainën dhe shkon më tej si e dyta

Mësohen dy skuadrat që kualifikohen nga Grupi C. Holanda dhe Austria kalojnë më tej, eliminohet Maqedonia e Veriut, ndërsa Ukraina me 3 pikë duhet të presë.

Holanda është e dyta pas Italisë që kalon në fazën jetër me pikë të plotë, pasi mundi edhe Maqedoninë e Veriut 3-0. Holanda, pas frikës fillestare me golin që iu anulua Maqedonisë së Veriut, teksa Trickovski ishte në pozicion jashtë loje, ka gjetur rrjetën me Memphis Depay. Kaq mjaftoi për pjesën e parë.

Me nisjen e pjesës së dytë Holanda gjeti edhe golin e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut. Këtë herë shënuesi ishte një tjetër, edhe pse asisti erdhi nga Depay.

Ëijnaldujm realizoi për portokallinjtë, duke mos e vënë në dyshim suksesin, sepse 7 minuta më pas shënon edhe të dytin personal dhe të tretin për Holandën. Tre gola për kapitenin tulipan në këtë Evropian.

Në ndeshjen tjetër, Austria fitoi 1-0 përballë Ukrainës dhe shkon më tej me 6 pikë. Skuadra austriake kaloi e para në avantazh me anë Baumgartner, pas asistit të bukur në goditje këndi nga Alaba. Ai e futi këmbën, duke devijuar perfekt topin në rrjetë. Në fundin e pjesës së parë ishin dy raste flagrante të Arnautovic, që rikthehej pas dënimit.

Ukraina u përpoq të barazonte, por shumë e paqartë në vijën e parë, duke mos shënuar dot. Me 3 pikë në grup, duhet të presë si vend i tretë, por do ta ketë të vështirë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular