BallinaKryesoreNjë dhuratë për Eriksen/Danimarka si në vitin 1992! Si kaloi nga tmerri...

Një dhuratë për Eriksen/Danimarka si në vitin 1992! Si kaloi nga tmerri në parajsë në 90 minuta

Duhet të ishte një ndeshje për “jetë a vdekje” dhe për popullin danez, por sidomos për Christian Eriksen që e ka ndjekur nga shtëpia e tij pranë familjes…

Kështu ndodhi mbreme në Kopenhagen, aty ku Danimarka edhe pse me dy humbje në dy ndeshjet e para, arriti të fitonte duelin më të rëndësishëm ndaj Rusisë dhe duke marrë 3 pikët, në sajë edhe të humbjes së Finlandës ndaj Belgjikës, u kualifikua në vend të dytë në grup.

Duke u kthyer mbrapa në kohë, ka një analogji historike me Europianin 1992, kur sërish me vetëm një fitore, Danimarka u rendit e dyta pas Suedisë dhe më pas fitoi edhe kompeticionin…

Mbreme, fitorja e thellë 4-1 ndaj Rusisë me golat e Damsgaard, Poulsen, Christensen dhe Maehle ishin qershia mbi tortë për të harruar atë tmerr që përjetuan në Danimarkë-Finlandë, kur Eriksen pësoi arrest kardiak dhe pa vdekjen me sy…

Dje, e gjithë Danimarka festoi! Ndoshta, pa ndihmën e Lukakut & Co nuk do të ishte e mundur, por ishte shkruar kështu…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular