BallinaKryesoreAmbasadori i OSBE 'rrëzon' Ramën: Ne nuk certifikojmë zgjedhjet

Ambasadori i OSBE ‘rrëzon’ Ramën: Ne nuk certifikojmë zgjedhjet

Ambasadori i OSBE, Vincenzo Del Monaco, në një deklaratë për medien nga Korça u shpreh se ODIHR nuk bën certifikim të procesit të zgjedhjeve, por vetëm vëzhgim të procesit.

Ambasadori tha se duhet pritur raporti përfundimtar për të pasur rezultate sa më racionale. Sipas tij, raporti përfundimtar pritet që të dalë 3 muaj nga data e zgjedhjeve, që nënkupton brenda muajit korrik

Para disa ditësh, kryeministri Edi Rama deklaroi për median franceze se OSBE/ODIHR i ka certifikuar zgjedhjet si me integritet. Edhe pse nuk ka dalë raporti përfundimtar, Rama gënjeu kur foli për raportin paraprak.

“Ne kemi një raport nga OSBE/ODIHR që janë shumë të qartë për integritetin e fushatës dhe zgjedhjeve. Jam shumë i kënaqur që mu bë pyetja, se kam lexuar artikuj të pavërtetë edhe në Francë”, tha Rama.

Por në raportin paraprak të OSBE-ODIHR thuhet:

-Praktikat gjerësisht të përhapura të shitblerjes së votave vazhduan të përbënin problem. Rrjedhja e të dhënave personale sensitive, duke përfshirë edhe preferencat politike të zgjedhësve përbën shqetësim serioz dhe i bën zgjedhësit vulnerabël.

-Pavarësisht një kuadri ligjor solid që ndalon shpërdorimin e burimeve administrative dhe minimizon avantazhin e partisë në pushtet, ministrat vazhduan të bënin fushatë gjatë angazhimeve zyrtare. Publiciteti që erdhi si rrjedhojë e kësaj i dha partisë qeverisëse një avantazh të konsiderueshëm. Ofrimi i stimujve dhe presioni i pretenduar ndaj nëpunësve civilë përbënë shqetësim.

-Mjedisi mediatik është i ngarkuar. Pavarësia editoriale ndikohet negativisht nga interesat e pronarëve, gjë që nxit autocensurën. Gazetarët vazhdojnë të mbeten vulnerabël ndaj presionit dhe korrupsionit. Rregulloret që rregullojnë mbulimin mediatik të fushatës e ngushtojnë aksesin në media të partive më të vogla dhe të kandidatëve të pavarur.

-Gjatë fushatës, përmes një rrjedhjeje informacioni, në domeinin publik doli një databazë me informacione personale dhe detaje kontakti për afërsisht 900,000 qytetarë shqiptarë, që përmbante edhe preferencat e tyre potenciale të votimit. Partitë opozitare, Presidenti dhe shumë të tjerë në media bënë thirrje për hetim nga SPAK-u të këtij shpërdorimi të pretenduar të të dhënave personale të qytetarëve. Disa bashkëbisedues të MNVZ-së nga partitë kryesore politike besonin se një incident i tillë mund të konsiderohej nga elektorati si shpërdorim i të dhënave personale për interesa të partive.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular