BallinaAktualitetPatronazhisti i PS trafikant? Analistët: Të dhënat e shqiptarëve në duar të...

Patronazhisti i PS trafikant? Analistët: Të dhënat e shqiptarëve në duar të kriminelëve

Në studion e Breaking në Top News, u rikthye sot edhe njëherë tema e patronazhistëve, që bëri bujë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Dy të ftuarit nga moderatorja Sidorela Gjoni, Agim Baçi dhe Gjergj Vurmo, dënuan nxjerrjen e të dhënave të çdo qytetari hapur nga zyrat e shtetit, duke u shprehur se kjo bie ndesh me të drejtat e njeriut.

“ Është cështje të drejtash të njeriut. Nuk ka qëllime të mira me mjete të këqija. Këto mjete cënojnë të drejtat e njeriut. Shteti përdor çdo të dhënë që ka mbi të, ça të mire ka këtu kur të di çdo lloj problemi. Kjo është një rikthim në diktaturë. Kur i plotfuqishmi dinte çdo gjë. Kjo është thjeshtë një demokraci formale,” tha Agim Baçi.

“ Ky episod i fundit me rastin e personit të përfshirë në trafik droge apo dhe raste të tjera si dosja 339 tregojnë që këto të dhëna shtetërore vendosen lehtësisht në dispozicion të grupeve kriminale.

Nuk është fenomen që ka ekzistuar vetëm tani, por grupe politike që kanë dashur të tërheqin pas vetes grupe të fortësh, në Shijak, Durrës, Fier, Vlorë, Shkodër, e kanë bërë prej kohësh.

Jemi në një pikë që këto të dhëna që shteti ia ka vendosur në dispozicion një partie, tani mund të përdoren nga grupet kriminale për interesat e tyre. Ky është skandal që shteti është vendosur në funksion të një partie.

Shteti është i kapur dhe prandaj ka marrë fund çdo diskutim i mundshëm për të drejtat e njeriut. Ky skandal nuk ka të bëjë me patronazhistët, pavarësisht se i kemi vënë emrin ashtu. Nuk ka asgjë legjitime që ka grupe njerëzish që kontaktojnë me të tjerët,” tha Gjergji Vurmo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular