BallinaAktualitetNë 36 muaj, 143 të vdekur në burgjet e Greqisë, enigma për...

Në 36 muaj, 143 të vdekur në burgjet e Greqisë, enigma për shqiptarët

Në 36 muaj, 143 te vdekur në burgjet e Greqisë. Me shpresë se mos bie ne vesh te qeverisë për shqiptaret e vdekur… Por…!

Dikush duhet të japë alarmin për këto vdekje pasi nuk janë numëra arithmetik por janë jetë njerëzish, pasi midis tyre ka dhe shqiptarë që kanë gjetur vdekjen.

Keto vdekje janë regjistruar gjatë tre vjetëve 2015-2018, duke mos dhenë identitetin e tyre në bazë kombësie. Sipas portalit “Dikastiko.gr” në burgjet greke për 2018 kane vdekur 51 të dënuar, pa identifikuar kombësin.
Gjithashtu ga 2016-2018 ka patur të paktën 17 vetëvrasje. Faktikisht vetëm për 2018 kanë gjetur vdekjen 10 shqiptar, ndërsa për 2019 edhe 13 shqiptarë të tjerë.

Aktualisht emigrantët shqiptarë përbëjnë 4 për qind të popullsisë në Greqi dhe 23 përqind në burgjet greke, duke lënë të mendosh se sa kriminel paraqitet kombi ynë, kur renditet i fundit ne krime ne raport me popullsinë shqiptare në Greqi.

Veç vdekjeve në burgje, të burgosurit shqiptarë mbahen nga 1 deri ne 6 muaj më shumë nga dita e lirimit dhe askush nuk proteston për të drejtat e tyre. Konkretisht brenda një periudhe 29 mujore duke filluar nga 2018 -2019 e tre muaj më pas, kanë gjetur vdekjen 27 shqiptarë, ku 13 shqiptarë e kanë humbur jeten gjatë kësaj periudhe 29 mujore në burgun famëkeq Koridallos në Athinë.
Në 37 burgjet e Greqisë ndodhen të burgosur nga 101 vende te ndryshme.

Lidhur me këto vdekje Ministria e Drejtësisë se Greqisë ka nxjerrë një njoftim te brendshëm, për punonjësit apo gardianët e burgjeve, ku thekson se, “punonjësi social ose drejtori i burgut në të cilin është i ndaluar i burgosuri kur vdes ky i fundit , njofton menjëherë vdekjen e tij tek autoritetet kompetente administrative dhe gjyqësore dhe të afërmit e tij. Në rastin e vdekjes së një të burgosuri të huaj, ambasada ose konsullata e vendit të tij ose autoriteti konsullor i vendit më të afërt njoftohen”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular