BallinaAktualitetFOTOT/"Ktheni abonetë!" Qytetarët i zënë derën bashkisë së Tiranës: 1 mln banorë...

FOTOT/”Ktheni abonetë!” Qytetarët i zënë derën bashkisë së Tiranës: 1 mln banorë mes katër rrugëve

Pasi Bashkia e Tiranës shpërfilli vullnetin e mbi 11,000 qytetarëve që kërkojnë kthimin e abonesë së përgjithshme, uljen e çmimit të aboneve për kategoritë në nevojë akute dhe përmirësimin e shërbimit në linjat e autobusëve, përfaqësues të Organizatës Politike të mbështetur nga dhjetëra qytetarë protestuan pasditen e sotme para bashkisë.

“Ktheni abonetë” ishte thirrja kryesore që ju drejtua kreut të bashkisë dhe këshillit bashkiak të Tiranës.

“Shprehim zemeratën tonë me gjendjen e transportit publik. Prej javësh heqja e abonesës së përgjithshme po shkakton kosto të mëdha ekonomike në xhepin e qytetarëve që jetojnë me punë të ndershme. Nga ato pak para që kursejnë nga rrogat e tyre të ulëta duhet të shkojnë për bileta dhe abone.

Mbi 11 firma janë dorëzuar në bashkinë Tiranë por kryetari i bashkisë dhe këshilli bashkiak vazhdojnë të heshtin. Heqja e abonesë është veprim zhvatës dhe i pamoralshëm. Bashkia e Tiarnës ti thërrasë arsyes dhe të tërhiqet nga këto veprime abuzive, në të kundërt ne do të jemi këtu në protesta të përjavshme derisa zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe të bëhet ligj” thanë organizatorët e protestës.

Edhe qytetarë të ndryshëm nuk nguruan të shprehin revoltën e tyre për këtë vendim të Bashkisë që u ka vështirësuar më shumë jetën.

“1 milion banorë i lënë pa abone, mes katër rrugëve.Kërkojnë vota këto lloj insektesh që duan të shfarosin një komb.”

(Fotot nga LSA)

"Ktheni abonetë!" Qytetarët i zënë derën"Ktheni abonetë!" Qytetarët i zënë derën"Ktheni abonetë!" Qytetarët i zënë derën"Ktheni abonetë!" Qytetarët i zënë derën"Ktheni abonetë!" Qytetarët i zënë derën"Ktheni abonetë!" Qytetarët i zënë derën

"Ktheni abonetë!" Qytetarët i zënë derën"Ktheni abonetë!" Qytetarët i zënë derën"Ktheni abonetë!" Qytetarët i zënë derën"Ktheni abonetë!" Qytetarët i zënë derën"Ktheni abonetë!" Qytetarët i zënë derën"Ktheni abonetë!" Qytetarët i zënë derën

"Ktheni abonetë!" Qytetarët i zënë derën

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular