BallinaKronike"Je e imja, bëj ç'të dua"/ E reja denoncon shqiptarin: Më tha...

“Je e imja, bëj ç’të dua”/ E reja denoncon shqiptarin: Më tha do të vras, siç bëri piloti me gruan e tij

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pas denoncimit që bëri gruaja e tij me pretendimin se ai e perdhunonte.

Sipas mediave greke ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rodos, ndërsa gruaja 27-vjeçare thotë se prej vitesh përballet me dhunë fizike dhe psikologjike. Madje ajo tregon edhe një episod, ku sipas saj bashkëshorti i ka thënë: “Ti je gruaja ime dhe unë bëj çfarë të dua, do të të vras ashtu siç bëri piloti me gruan me tij”.

Menjëherë policia ka bërë të mundur arrestimin e tij, ndërsa 39-vjeçari hedh poshtë të gjitha pretendimet. Në dëshminë tij në komisariat, shqiptari ka deklaruar se gjithçka ka qenë një keqkuptim.

Sipas burrit, mes tyre ka pasur debate, por jo dhunë dhe kërcënime.  Çifti prej 10 vitesh është i martuar dhe kanë dy fëmijë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular