BallinaKryesoreItalia kualifikim mes drithërimash, Austria “sfilit” dhe rikthen më këmbë në tokë...

Italia kualifikim mes drithërimash, Austria “sfilit” dhe rikthen më këmbë në tokë të kaltrit e Mançinit

U mendua se do të ishte një ndeshje e lehtë, por Italisë iu desh të vuante shumë në përballjen ndaj Austrisë të vlefshme për 1/8-at e EURO 2020. Plot 120 minuta drithësruese, teksa në fund ishin të kaltrit e Mançinit ata që triumfuan me rezultatin 2-1.

Në pjesën e parë, italianë u shfaqen dominues, por pa arritur të gjënin rrugën e rrjetës, madje Imobile i shkoi shumë pranë duke goditur traversën. Në fragmentin e dytë të lojës, Aranautoviç ua bëri gjakun “ujë” italianëve, duke gjetu rrugën e rrjetës, por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 0-0, teksa në shtesën e parë, Italia duket sikur u cclirua, teksa realizoi dy herë me Kiezën dhe Pesinën në minutat 95 dhe 105. Të dy këta futbollistë të hedhur nga stoli. Austriakët provuan të rihapnin takimin me Kalajziç, por vetëm kaq sepse në fund ishin të kaltrit ata që festuan. Për sa i përket ecurisë së turneut, në çerekfinale Italia do të përballet me fituesen e çiftit Belgjikë-Portugali.

FT: ITALI-AUSTRI 2-1

Kieza 95′, Pesina 105′ / Kalajziç 114′

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular