BallinaKronikeDetajet/Një person tenton të grabisë një çift, i afrohet në makinë dhe…(VIDEO)

Detajet/Një person tenton të grabisë një çift, i afrohet në makinë dhe…(VIDEO)

Një cift është sulmuar në qytetin e Korcës, në tentativë për tu grabitur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele (27 qershor) rreth orës 22:30 në afërsi të Varrezave të Dëshmorëve.

Burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se  makina me targa AB 126 CF ka qenë e ndaluar kur është afruar një person i paidentifikuar.

Ndërkohë në këtë moment drejtuesi i mjetit ka dalë nga makina dhe është larguar për të njoftuar policinë. Në të njëjtën kohë është larguar edhe personi që ka tentuar t’i grabiste.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa në komisariat ka shoqëruar ciftin, i cili u mor në pyetje për të sqaruar ngjarjen.

Kjo është e disata herë që në të njejtën zonë ndodhin grabitje apo vjedhje të dhunshme të automjeteve dhe personave që e frekuentojnë atë zonë.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular