Nga Agron Haxhimali
Burokraci e panevojshme! Qeveria sduhet të bëjë punët e bashkive!
Stacionet e plazhit jan kompetencë e pushtetit qëndrorë.
Si mundet të mendojmë që agjensia kombëtare e bregdetit një agjensi qeveritare të jetë më e aftë se 11 bashki institucione kushtetuese dhe të zgjedhure nga pupulli?
Pse duhet të besojmë që kjo agjensi shërben më mirë se administrata e 11 bashkive?
Si mundet të besojmë që kjo agjensi dhe ministria përkatëse të jetë efektive dhe jo korruptive, dhe 11 bashkitë jan jo efektive dhe të korruptuara?
Pse duhet të besojmë se për mbarvajtjen e turizmin dhe bregdetit që qeveria, ministria turzimit dhe nje agjensi qëndrore e duan me shumë se sa vete 11 kryetarët dhe 11 këshillata bashkiake?
Nuk binden se qeveria nëpermjet kësaj skeme siguron efektivitet me shumë sesa vete bashkite?
A nuk është dhe më mirë që në fund të fundit edhe propaganda të jetë e decentralizuar se sa në dorë të qeverisë për pamjet e bregdetit me dron?
Cila është situata aktuale?
Lejen dhe kontratat për stacionet e plazhit i jep Ministria dhe Agjensia Kombetare e Bregdetit.
Deri tani akoma ministria nuk i ka ndarë stacionet e plazhit edhe pse ka kërkesa të shumta dhe aplikime në portalin e-albania
Këto kontrata duhet të ishin procesuar dhe duhet të kishin mbaruar para datës 15 maj me e pakta
Vendimarrja e vonuar,gabuar dhe mos tratimin njēkohesisht për të gjithë dhe në të njëjtën kohë sjellë konflikte
Autori eshte drejtor ekzekutiv i Shoqates se Bashkive