BallinaKronikeEMRAT/Shkuan në Pukë për të mbjellë kanabis, arrestohen 3 të rinjtë nga...

EMRAT/Shkuan në Pukë për të mbjellë kanabis, arrestohen 3 të rinjtë nga Tirana, në pranga dhe një 17-vjeçar nga Kuksi

4 persona kanë përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohen për kultivim kanabisi. Policia ka arrestuar shtetasit Ervin Himollari, 31 vjeç, Alfred Limasni,  25 vjeç dhe Jashar Hilaj, 33 vjeç, të tre banues në Tiranë dhe M. F., 17 vjeç, banues në Kukës, të cilët dyshohet se, në vendin e quajtur “Përroi i Goskës”, në fshatin Lajthizë të Njësisë Administrative Qafë Mali, kishin hapur një sipërfaqe toke në një zonë të pyllëzuar dhe kishin bërë gati kubikët me fidanë kanabis sativa për t’i kultivuar në tokë

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular