BallinaKronikeDy modelet e kamarierit në Shqipëri dhe në SHBA! Njërit plumbin dhe...

Dy modelet e kamarierit në Shqipëri dhe në SHBA! Njërit plumbin dhe 30 lek në xhep, tjetrit 16 mijë usd bakshish

Kamerier është puna ku t’i duhet të jesh i fortë fizikisht edhe i sjellshëm me njerëzit, për shërbimin e mirë që ti bën shpërblehesh me bakshish. Kështu ka ndodhur në SHBA ku kamarjerja i ka shërbyer një klienti dhe ai e ka shpërblyer me një bakshishi super të majmë prej 16 mijë usd.

Ishte një e shtunë pasdite e zakonshme në New Hampshire kur një klient i uritur hyri në një restorant, u ul në lokalin e jashtëm dhe porositi pak ushqim.

Dy hot dog, disa patate të skuqura, një birrë, kola dhe një tekila më vonë, ai pagoi faturënprej 37 dollarësh dhe u largua, por jo para se të përfshinte një bakshish prej 16,000 dollarësh.

“Mos i shpenzo të gjitha në një vend,” i bëri shaka konsumatori barmenit, sipas Mike Zarella, i cili zotëron Stumble Inn Bar & Grill në Londonderry. Sipas CNN, baristja nuk e pa çekun dhe nuk e vuri re bakshishin derisa klienti, i cili kërkoi të mbetet anonim, i dha asaj dy të dhëna të tjera për t’i hedhur një sy.

Ndërsa realiteti i trishtë ndodhet në Shqipëri. Museim Zeneli, kamarieri i cili sapo nisi punë në ditën e parë, u “shpërblye” me një bakshish prej plumbi, i cili e largoi nga kjo botë.  Ai nuk çoi dot as rrogën e parë në shtëpi dhe as bakshishin, ndërsa në xhep ju gjetën vetëm 30 lekë.

Museini punonte në hotelin Gocaj ku me të dëgjuar të shtënat ai ka dalë nga dhoma e tij dhe është gjendur mes plumbave. Një ngjarje e cila tronditi jo pak opinioni publik dhuke e vë të riun në qendrën e vëmendjes së opinionit publik si njeriu i cili vdiq kot sepse donte të jetonte dhe punonte ndershëm.

Ky ishte mëkati i vetëm dhe më i madhi i 20-vjeçarit të cilit i mori edhe jetën. Dy botë të ndryshme dhe skajshmërisht larg kamerieri në SHBA shpërblehet me 16 mijë USD bakshish ,ndërsa në Shqipëri rreziku i punës është tejet i lartë, pasi “shpërblimi” mund të jetë edhe marrja e jetës./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular