BallinaAktualitetTifozi zviceran bën çmendurinë/ 'Gdhend' Shaqirin tatuazh në trup

Tifozi zviceran bën çmendurinë/ ‘Gdhend’ Shaqirin tatuazh në trup

Një tifoz zviceran ka mbajtur zotimin e dhënë dhe ka bërë tatuazh në trupin e vet yllin kosovar të Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri.

Danny Kenel, 21 vjeç, kishte premtuar për televizionin zviceran se do ta vizatonte Shaqirin në trupin e vet, nëse ylli i Liverpoolit do të shënonte gol kundër Turqisë në ndeshjen vendimtare në fazën grupore në Euro 2020

Sulmuesi nga Gjilani shënoi dy gola në fitoren e Zvicrës 3:1 kundër Turqisë në ndeshjen e fundit në Grupin A, duke ndihmuar helvetikët të kalojnë në mesin e 16 më të mirëve në Euro 2020 si njëra nga katër skuadrat e renditura më së miri në vendin e tretë

Kenel ka mbajtur fjalën e dhënë para ndeshjes dhe është paraqitur në një studio tatuazhi për ta vizatuar 29-vjeçarin.

Zvicra do të përballet sonte me Francën në 1/8 e finales dhe Shaqiri shpreson se me një tjetër paraqitje frymëzuese do ta dërgojë kombëtaren e vet në çerekfinale të një evropiani për herë të parë në historinë e saj.

Pas dy paraqitjeve të zbehta në barazimin me Uellsin në ndeshjen hapëse dhe në humbjen kundër Italisë, ishte momenti që Shaqiri të dilte në skenë për Zvicrën.

Ai e bëri këtë atëherë kur iu desh më së shumti zviceranëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular