BallinaAktualitetItaliani bën dasmën në hotelin luksoz të Vlorës me çek të falsifikuar,...

Italiani bën dasmën në hotelin luksoz të Vlorës me çek të falsifikuar, dasmorët një javë pa pagesë

Italiani që shihni në foto u martua me një shtetase shqiptare. Deri këtu duhet e gjitha në rregull, përveç një detaji! Dhëndri iku pa paguar, në fakt pagoi me çek fals të gjithë dasmën dhe akomodimin e tij dhe miqve të tyre për një javë!”

Denoncimin e ka bërë Hotel Regina Group në Vlorë në faqen e tij në Facebook.

“Në kushtet që biznesi mezi pret sezonin të rimëkëmbet, një mashtrim i tillë na dëmton rëndë financiarisht!

Nëse ndokush e njeh, mirë është ta lajmërojë të bëhet i gjallë, ndryshe e sheh Shqipërinë nga Google Earth!

Sigurisht që rasti do referohet në polici sepse një mashtrim i tillë nuk mund dhe nuk duhet të mbetet i pandëshkuar.
P.S.

I bën gjithë ceremoninë, i akomodohen një javë në hotel gjithë dasmorët…epo kjo është shumë!” – shkruan hoteli në denoncimin e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular