BallinaOP EDKreshnik Collaku: Ne Vlore vrau pushteti i turmes.

Kreshnik Collaku: Ne Vlore vrau pushteti i turmes.

Nga Kreshnik Collaku

Shume autore filozofe e psikanaliste kane pershkruar e analizuar turmen.
Cfare eshte turma ? Turma sipas shumices te ketyre analizave eshte bashkesia ose bashkimi i shume individeve,turma eshte nje qenie qe nuk ngjan me asnjerin nga individet qe e perbejne por qe percakton e ndikon sjelljen gjestet detajet dhe me pas krejt jetesen e individeve qe e perbejne. Turma shpeshhere ose kurdohere kthehet ne nje kuceder pasi thith energjine individeve pre te turmes dhe ajo pra turma rritet duke vrare individin njeriun. Viktima me e preferuar e nje turme eshte individi i paditur,me personalitet te dobet,individi i trembur e konfuz,pasi sa me i paditur,i trembur,konfuz e i dobet te jete individi aq me e fuqishme ngrihet Turma dhe pushteti i saj zgjerohet.
Njeriu ndihet i pafuqishem gati i dorezuar para turmes,edhe pse eshte ajo turma qe pa njeriun do te vdiste.
Ne Shqiperine tone turma ne kete rast ajo rinore dhe ndikimi i saj ne jeten e njeriut individit po behet gjithmone e me shume asgjesues. Cdo dite kudo sheh e njeh te rinj qe veprojne qe sillen vishen,duan e dashurojne,urrejne apo luftojne jo sic duan apo sepse duan vete..,por sepse eshte ajo turma qe ndikon e percakton sjelljen. Dhe individi kthehet ne turme i dorezohet turmes,jo se do por sepse sistemi tij individual i inteligjences,arsyes vlerave i eshte dorezuar pushtetit te pameshirshem te turmes.
Turma eshte nje krijese qe ka qene e do te jete perderisa do te kete njerez individe me nevojen per tu bashkuar. E njejte ka ndodhur e do te ndodhe dhe ne Shqiperine tone. Por asnjehere ose si rralle here individi,njeriu nuk ndihet i braktisur para turmes se ne keto kohe.
Me e rrezikuara dhe me e prekura e pushtetit te turmes eshte rinia. Dhe faji nuk eshte vetem i saj,ne fakt faji nuk eshte fare i saj. Faji eshte i te rriturve,familjeve prinderve,baballareve qe neglizhojne,nenave qe heshtin. Faji eshte i shkolles,faji eshte i dijeve te munguara,faji eshte i krejt insititit te formimit njerezor. Faji eshte i institucioneve fetare,faji eshte i grupeve shoqerore. Faji eshte i mediave qe banalizohen cdo dite. Faji mbi te gjitha eshte i pushteteve e politikes,faj madje me i madh pasi fuqine e tyre nuk e perdorin per te shpetuar individin njeriun,per te disiplinuar turmen por ne te kundert perpiqen ta perdorin ate,ta stimulojne dhe eksitojne e keshtu duke bere e pa menduar se kultura e turmes e stimuluar vret cdo dite individe,vret karaktere ,vret endrra vret njeriun.
Ngjarja me vrasjen e nje familje nga tre tarallake me audin luksos eshte vecse nje frkasion i peshes shkaterruese te kultures se turmes te individi te njeriu.
Cfare eshte sjellja e turmes te ngjarja makabre e Vlores.
Disa 20 vjecare nen efektin e lendeve narkotike (turma rinore sot e konsideron akt identifikues me te kthehet ne stil sjellje cdo lloj droge elementi qe i ngjan),me nje audi luksoz (sidomos nje makine e shtrenjte eshte prove e pranimit te turmes rinore sot,anipse dhe sidomos kur vijne nga familje te varfra apo munduara aq me e shtrenjte duhet makina,se ndryshe turma te refuzon). Shpejtesi extreme,(se shpejtesia dhe thyerja e cdo norme eshte tipike prove qe duhet te jape per tu pranuar individi nga turma). Vrane duke marre zvarre nje familje qe modestisht pasi kane punuar nje vit ne emigracion shkojne te pushojne me nje makine modeste ,aq modeste sa nuk u mbrojti sot dhe jeten.
Kush vrau ne Vlore ? Ne Vlore vrau turma jo ata tre 20 vjecare mbi audin luksoz. Se pa turmen qe po iu perpin trurin,nga sot lirine por ndonjehere dhe jeten,ata 20 vjecare do te ishin duke lexuar e studiuar ose menduar te ndertonin ndonje biznes per te ardhmen e tyre. Pa pushtetin e turmes nje 20 vjecari as nuk do ti duhej te ngiste nje audi luksoz. Spese sidomos nje 20 vjecari se pari i duhet te ndertoje veten e njeriun brenda tij se jeta e tij ende ska filluar.
Pushtetin e kesaj turme rinore e shohim kudo. Te menyra standarte e veshjes,menyra e sjelljes e te folurit,menyra e marredhnies mes njeri tjetrit.
Eshte pushteti i turmes kur shikoni te rinj te veshur identitiksh me nje lloj firme e stili. Eshte pushteti i turmes kur shihni vajza te botoksuara e qe ngjajne njesoj me njera tjetren edhe pse Zoti ua ka dhene bukurite me te ralla. Eshte pushteti i turmes braktisja e percmimi i dijes. Eshte pushteti i turmes pasuria e vene lehte e shpejte. Eshte pushteti i turmes percmimi i endrave me familje e femije,pasi familja e femijet per pushtetin e Turmes eshte kategori anakronike qe kufizon lirine dhe mundesine per pasuri e para te shpejta.
Eshte pikerisht pushteti i turmes qe po vret rinine dhe faji nuk eshte i te rinjve viktima ne rradhe para Turmes…,faji eshte i te rriturve qe rrine e veshtrojne me nje qetesi perverse.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular