BallinaKryesoreVIDEO/ Shikoni si reagon Rama kur gazetarja e pyet pse nuk largohet...

VIDEO/ Shikoni si reagon Rama kur gazetarja e pyet pse nuk largohet Ardi Veliu

Kryeministri Edi Rama ka qenë një nga mbrojtësit më të vendosur të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Edhe kur ky i fundit bëri gafën e akuzës së nënës së një të mituri se përdorte armë kur në fakt ajo ishte skenë e një filmi, sërish Rama e mbrojti.

E mbrojti edhe kur u vra i riu Klodian Rasha nga një efektiv policie.

E mbajti fort Ardi Veliun edhe kur opozita e akuzonte atë për afera në policinë e shtetit.

Së fundmi, me rritjen e kriminalitetit dhe aksidenteve janë rikthyer zërat që kërkojnë largimin e kreut të policisë së shtetit.

Por Rama nuk tërhiqet.

Këtë pyetje ia bëri edhe një gazetare gjatë konferencës së të martës, por Rama nisi të flasë me vete: “O Zot! O Zot. Nuk e di”.

Më pas u justifikua se ngjarjet nuk duhen parë të veçuara, por në kontekst. ©LAPSI.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular