BallinaKronikeShpërthen bombula e gazit në një banesë në Tiranë, transportohen me urgjencë...

Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Tiranë, transportohen me urgjencë në spital nënë e bir

Një bombul gazi ka shpërthyer në orën 20:00 në rrugën “Ali Kelmendi” në Tiranë.

Policia bën me dije se për pasojë janë dëmtuar lehtë nënë e bir, Z. Sh dhe R. Sh.

Mësohet se ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Zjarrfikësit kanë evakuuar edhe banorët e pallatit për të mos rrezikuar asfiksi.

Njoftimi i plotë 

Me datë 30.06.2021, rreth orës 20:00, në rrugën “Ali Kelmendi” ka plasur një bombul gazi në banesën e shtetases Z. Sh. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasit Z. Sh dhe R. Sh (nënë e bir) të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular