BallinaAktualitetErmal Jauri në Forumin e Evropës Juglindore: Njohja e Kosovës çështje thelbësore...

Ermal Jauri në Forumin e Evropës Juglindore: Njohja e Kosovës çështje thelbësore për sigurinë e rajonit

Eshte zhvilluar Forum 4-ditor të Evropës Juglindore nga Qendra Europiane për Studimeve të Avancuara të Sigurisë George. C. Marshall.

Në këtë forum marrin pjesë 60 zyrtarë nga 11 vende të ndryshme të botës, si diplomatë, ambasadorë, gjeneral, drejtorë, oficerë të ndryshëm të strukturave të sigurisë dhe mbrojes, parlamentar etj.

Forumi u hap me fjalën hapëse të Gjemeral Major ® Barre Seguin, Drejtor i Qendrës Europiane për Studime të Sigurisë George. C. Marshall Center, i cili u pasua nga Z. Cris Burelli, Drejtor i Alumni në George C. Marshall dhe Dr. Matthew Rhodes, Drejtor i Kursit. Qëllimi i këtij forumi është mbështja për integrimin euroatlantik të rajnonit, avancimi i mirëkuptimit dhe kapacitetit reciprok
për adresimin e sfidave rajonale si dhe forcimi i rrjeteve ndërmjet ish-studentët rajonalë dhe partnerë të tjerë,

Dy temat kryesore të ditës së parë të këtij forumi ishin “Fillimi i një dekade të re në Evropën Juglindore” e cila u trajtua nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut SHTZ. Stevo Pandarovski dhe “Integrimi Euroatlantik i Evropës Juglindore” e cila u trajtua nga Znj. Olivera Injac, Ministre e Mbrotjes së Malit të Zi, Ambasadori i Bullgarisë SHTZ. Petko Doykov dhe Ambasadori ® Cameron Munter i SHBA.

Gjatë fjalimeve të tyre, të gjithë zyrtarët shprehën të njëjtin mendim në lidhje me integrimin euroatlantik të rajonit ku si çështje thelbësore është bashkëpunimi rajonal në të gjithë aspektet.

Gjatë diskutimit në “seminaret” e forumit, Kreu i George C. Marshall Albania, Z. Ermal Jauri, cilësoi se njohja e Kosovës kryesisht nga vendet anëtare të unionit është çështje thelbësore për sigurinë ë rajonit. Mos njohja e Kosovës nga vende të unionit, ka cuar në bllokimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol, OKB etj duke bërë kështu një cënim të qenësueshëm të aspekteve të sigurisë rajonale.

Për më tepër, vonësa e unionit në liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, është një “çmenduri” – u shpreh Jauri.

Ky forum do të zgjasë punimet katër ditë ku ndër të tjera do të diskutohet dhe rrëth çështjeve të disinformimit në rajon, pandemia, integrimi, siguria etj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular