BallinaAktualitetKurbanët e Rilindjes/Nis 'furtuna' në polici, lirohet nga detyra drejtori i rëndësishëm

Kurbanët e Rilindjes/Nis ‘furtuna’ në polici, lirohet nga detyra drejtori i rëndësishëm

Peshku qelbet nga koka, pro sic duket kjo nuk vlen per Ramen, Cucin dhe Veliun. Kur krimi po ben kerdine ata kane vendosur qe te bejne ca kurban me justifikimin qe po i zgjidhin problemet ne polici.

Ashtu siç u paralajmërua per kurbanet kanë nisur ndryshimet në Policinë e Shtetit.

Mësohet se është liruar nga detyra Gjovalin Loka, drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit. Gazeta SHQIP mëson se ai pritet të emërohet në një detyrë tjetër.

Loka e mbante këtë detyrë që prej 15 shkurtit të vitit 2018, ndërsa më herët ka mbajtur edhe disa pozicione të tjera drejtuese.

Nga shef i Komisariatit nr. 1 në Tiranë,  Loka vijoi më pas në disa nga drejtoritë më të rëndësishme të vendit, si ajo e Lezhës, Shkodrës dhe Vlorës.

Ditët e fundit, Shqipëria u trondit nga dy ngjarje të rënda; shuarja e një familje në aksident rrugor dhe masakra me 4 të vrarë në Velipojë.

Kryeministri Rama dhe ministri Çuçi deklaruar se nuk janë të shqetësuar nga situata e kriminalitetit dhe aksidenteve, por lajmëruar reformë të thellë në polici./G

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular