Gazetarja Klodiana Lala ka kërkuar sot llogari për çështjen e incineratorëve, një çështje e denoncuar me fakte dhe dokumenta prej shumë muajsh.
Lala kërkon të dijë nga SPAK se përse nuk i tregon qyettarëve se çfarë po ndodh me dosjen e incineratorëve, përse po zvarriten hetimet dhe nëse ka zyrtarë të përfshirë.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ajo e cilëson dosjen e incineratorëve si pataten e nxehtë të SPAK-ut që do na dëshmojnë pavarësinë e prokurorëve.
“SPAK arrestoi prokurorin Edmond Kariqi. Mirë bëri nëse ka prova që ai është i përfshirë në korrupsion. Por nga ana tjetër SPAK duhet të na thotë ç’po bën me dosjen e incineratorëve? Pse ende nuk ka një vendim për çështjen? A ka zyrtarë të lartë të përfshirë? Nëse po, cilët janë ata? Përse po e zvarrit kaq shumë këtë hetim? Shumë pikëpyetje ngrihen në këtë rast. Një gjë është e qartë si drita e diellit, se dosja e incineratorëve është patatja e nxehtë e prokurorisë speciale. Përmes saj prokurorët mund të na dëshmojnë pavarësinë e tyre. Në pritje…”, shkruan gazetarja.