BallinaKronikeShkodrani bën kërdinë në Fier, i mashtronte familjet si mik i fëmijëve...

Shkodrani bën kërdinë në Fier, i mashtronte familjet si mik i fëmijëve dhe iu merrte lekët

Një burrë në moshën 60 vjeç nga qyteti i Shkodrës, mashtronte familjet në Fier duke iu paraqitur si mik i fëmijëve dhe i merrte lekët.

Sipas policisë, Spiridon Lito iu merrte para qytetarëve duke i mashtruar, vihet në pranga nga Policia

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas informacioneve dhe kallëzimeve të mara se një shtetas iu merrte para qytetarëve duke i mashtruar, organizuan punën dhe bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit S. L., 60 vjeç, banues në Shkodër. 60-vjeçari iu ka marrë shuma të ndryshme parash, shtetasve M. B., 75 vjeçe, banuese në Fier, H. B., 73 vjeç, banues në Fier dhe P. M., 77 vjeçe, banuese në Fier, duke i mashtruar me pretendimin se kishte njohje me fëmijët e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Mashtrimi”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular