BallinaAktualitetVajza e ish-deputetit Bashkim Fino merr postin e rëndësishëm në qeveri

Vajza e ish-deputetit Bashkim Fino merr postin e rëndësishëm në qeveri

ajza e ish-kryeministrit dhe ish-deputetit të ndjerë Bashkim Fino do të jetë zëvendës ministre e Jashtme. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave me propozim të kryeministrit Edi Rama.

Ish-deputeti Bashkim Fino ndërroi jetë mëngjesin e 29 marsit në moshën 59-vjeçare për shkak të komplikacioneve nga koronavirusi. Në nder të tij, qeveria shpalli 29 Marsin ditë zie.

VENDIMI
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

 

 

Znj. Megi Fino emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

Vkm Megi Fino
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular