BallinaAktualitetVelipoja, Ademi akuzon qeverinë: Kur plazhet i administroi pushteti vendor, nuk pati...

Velipoja, Ademi akuzon qeverinë: Kur plazhet i administroi pushteti vendor, nuk pati ngjarje tragjike

spot_img
spot_img

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, akuzoi qeverinë se po pengon sezonin turistik në Velipojë duke sjellë si fakt se sot, kur data shënon 1 korrik, vetëm 4 kontrata janë nënshkruar për stacionet e plazhit.

“Gjatë katër viteve të administrimit nga qeverisja vendore e zonave turistike bregdetare, nuk ka patur asnjëherë ngjarje të rënda e tragjike si ato që ndodhën,” verejti Ademi për mediat.

E pyetur sot për situatën e krijuar në zonat turistike bregdetare nga Policia e Shtetit, kryebashkiakja e Shkodrës tha: “Deri në këto momente, janë nënshkruar vetëm 4 kontrata për stacionet e plazhit, duke penguar mbarëvajtjen e sezonit turistik në Velipojë. Si ka qenë dhe është cilësia e një shërbimi, kjo verifikohet në bazë të performacës dhe po sjellim në vëmendje vetëm dy indikatorë.

Në këtë periudhë të sezonit, duhej filluar me monitorimin e zbatimit të kontrateve, ndërsa akoma nga Ministria e Turizmit dhe agjensitë e varësisië, sivjet nuk janë firmosur akoma. Gjatë katër viteve të administrimit nga qeverisja vendore e zonave turistike bregdetare, nuk ka patur asnjëherë ngjarje të rënda e tragjike si ato që ndodhën. Jo vetëm dëmtohen bizneset në pikun e sezonit, por edhe imazhi publik i zonave turistike,” përfundoi Ademi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular