BallinaKryesorePse Rama po sulmon Bashkimin Europian?

Pse Rama po sulmon Bashkimin Europian?

Nga Red Varaku

Rama nuk po e kapërcen dot refuzimin Europian për të dhe qeverinë e tij, që Unioni vendosi qartësisht këtë qershor, ndaj shpërtheu në një diarre akuzash kundër BE në ‘ Forumin e Prespës’ në Maqedoni.
Kjo për shkak se ai e ka të qartë që vendimi i Bashkimit Europian për refuzimin e negociatave është produkti i parë politik i raportit për zgjedhjet e 25 prillit dhe cënon rëndë legjitimitetin e tij dhe qeverisë së tij.
Sigurisht, institucionet kryesore perëndimore si KE apo ODIHR kanë bërë deklarata publike, që flasin qartë për parregullsi të rënda në zgjedhje, siç është shkrirja e shtetit me partinë apo skandali i patronazhistëve, por refuzimi i negociatave nuk është thjesht në kuadër deklaratash, por është një akt i mirëfilltë politik i prodhuar nga produkti i kompromentuar i këtyre zgjedhjeve.
Pra,ky akt është një pergjigje serioze pikërisht ndaj sjelljes së kësaj qeverie me zgjedhjet e 25 prillit dhe vë në dyshim dhe diskutim serioz procesin dhe produktin e zgjedhjeve të 25 prillit , sepse dihet që zgjedhjet e 25 prillit ishin kryekushti për hapjen e negociatave.
Vënia në dyshim e produktit të këtyre zgjedhjeve nga vetë Bashkimi Europian e thellon krizën dëshmon që këto zgjedhje dështuan të prodhonin stabilitet dhe siguri, gjë për të cilën u investuan seriozisht të gjithë faktorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Dhe këtë më mirë se sa të gjithë duket se e parandjen vetë autori i masakrës zgjedhore. Kjo sepse ai e ka të qartë që ky qëndrim është vetëm fillimi i akteve politike kundër tij dhe kundër asaj që ai përfaqëson .
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular